Connect with us

Politike

Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars/ Rama: Nga lart akoma më lart

Numri i pasagjerëve nga ajri, krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, është rritur me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në mars 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria shënoi një rritje me 233 përqind të trafikut të pasagjerëve në mars 2024, krahasuar me vitin 2019.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍

 

 

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️

Advertisement