Connect with us

Aktualitet

Shqipëria llogarit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.
Ministrat gjatë telefonatës vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në OSBE.

“E informova hollësisht për synimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit për 2022-2023. Duke marrë parasysh bashkëpunimin dypalësh, vlerat e përbashkëta e aleancën e vyer në NATO, Shqipëria llogarit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kandidaturën e saj në Këshillin e Sigurimit.” – theksoi Cakaj .
Më tej, ministrat u dakordësuan për të lidhur edhe disa marrëveshje dypalëshe, me qëllim zgjerimin e fushëveprimit të bashkëpunimit shumë dobiprurës mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *