Sport
Shqipëria në Euro 2024, pikturohet shqiponja dykrenare në Greqi
Tifozët shqiptarë pikturojnë në rrugën “Irodhu Atikou” në lagjen Nea Jonia të Athinës flamurin me rastin e Europianit.
Ende nuk dihet sekush është autori i kësaj vepre arti,por duket se e ka krijuar dhe është larguar menjëherë për të mos u parë as nga fqinjët, pasi çdo tentativë shqiptare për mbajtjen e simboleve kombëtare shqiptare në Greqi, zakonisht përfundon keq për atë që e tenton.
Në çdo rast, ekipi ynë kombëtar ka dukshëm mbështetjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët e mbajnë ndezur zjarrin e atdhedashurisë.