Aktualitet
Shqipëria në lu’ftë me fla’kët/ 15 vatra ende aktive, rreth 1 mijë forca zja’rrfikëse në terren

Vendi ynë ndodhet në luftë me flakët, teksa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive. Ministria e Mbrojtjes njofton gatishmërinë e plotë, ku të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian.
Operacionet po zhvillohen në këto zona:
Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
Zall Gjoçaj – Mat
Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
Kalasë – Delvinë
Markat – Konispol
Piqeras & Sasaj – Himarë
Fang & Kulme – Rrëshen
Dishnicë – Korçë
Parku i Prespës – Pustec
Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
Dragobi – Tropojë
Mali i Shkëlzenit – Tropojë
Shëngjergj – Tiranë
Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

