Shqipëria sfidon Azerbajxhanin në Hungari, me fillimin prej orës 19.00. Për ndeshjen miqësore, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për titullarët, me të cilët skuadra do zbresi në fushë.
Përveç konfirmimeve, numri një i pankinës ka preferuar të bëjë disa ndryshime. Ky është testi i fundit miqësor para Europianit të verës, që nis pas pak ditësh.
SHQIPËRIA: Strakosha: Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Broja, Seferi.
AZERBAJXHANI: Mahammadal: Mammadov, Huseynov, Mustafazade, Jafarguliyev: Makhmudov, Diniyev, Isaev: Sheydaev, Bayramov, Emreli.