Connect with us

Aktualitet

Shqipëria nën zjarre, një film me qiellin e kuq, që askush nuk ka dëshirë ta shohë

Çdo verë në Shqipëri perseritet e njëjta histori, si në një film bardhe e zi që askush nuk ka dëshirë ta shohë.

Mijëra hektarë pyje përpihen nga flakët… qindra shtëpi shkatërrohen…dhe komunitete të tëra mbeten mes tymit dhe panikut.

Pamjet janë të njohura por dhe të skalitura thellë: helikopterë mbi male, zjarrfikës të lodhur që luftojnë pa pushim, banorë që me kova uji e batanije përpiqen të shpëtojnë çfarë munden.

Por ajo që nuk ndryshon… është pyetja: Si ka mundësi që kjo ndodh çdo vit, sikur tragjeditë e kaluara nuk kanë ekzistuar kurrë?

Po, eshte e vertete se verat janë më të thata dhe erërat janë më të forta. Por kjo nuk është vetëm nçështje klime. Sikur te ishte vetem kjo…Ne fakt është dështim i menaxhimit dhe i vullnetit politik.

Në Shqipëri, pyjet shpesh nuk kanë asnjë plan mirëmbajtjeje.

Ku jane shtigjet që duhet të ndalin përhapjen e flakëve? Shumë prej tyre nuk ekzistojnë më. Dhe pastaj… është faktori që rrallë përmendet me zë të lartë:

zjarret e qëllimshme.

Tokë e djegur për ndërtim… ose përfitim ekonomik.

Hetimet hapen… por ndëshkimet janë të rralla.

Cikli është i njëjtë: verë me zjarre, vjeshtë me premtime, dimër me harresë… dhe pastaj një tjetër verë… me të njëjtat flakë.

Pasojat nuk janë vetëm mjedisore. Goditet turizmi, shkaterrohet bujqesia, jeta e kafshëve të egra zhduket.Dhe mbi të gjitha… njerëzit humbasin jo vetëm pasurinë… por edhe besimin se shteti mund t’i mbrojë.

Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi natyrore. Është një plagë e hapur institucionale ne nje sezon frike.

Pyetja e vërtetë është:  A do të presim vitin tjetër… për t’u djegur sërish?

Advertisement