Sport
Shqipëria ngjitet me tre vende në renditjen e FIFA-s pas fitoreve të qershorit
Falë dy sukseseve të rëndësishme ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin qershor.Dy fitoret e Shqipërisë me Moldavinë (2-0) dhe Ishujt Faroe (1-3), të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, i kanë siguruar kuqezinjve vendin e 65-të në klasifikimin e FIFA-s.Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare që do të rikthehet sërish në fushë në muajin shtator, me dy ndeshje vendimtare ndaj Republikës Çeke (7 shtator) dhe Polonisë (10 shtator), të vlefshme për fushatën eliminatore të Europianit 2024, ku Shqipëria synon të jetë për herë të dytë pjesë e finaleve të këtij Kampionati, pas pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Europian ‘Francë 2016’.Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin E, me 6 pikë, një më pak se Republika Çeke e vendit të parë.