Connect with us

Sport

Shqipëria nis kualifikueset e EURO 2024, sot përballja me Poloninë

Kombëtarja është gati për debutimin në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zhvilluan mbrëmë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Varshavë dhe i gjithë grupi është gati e mëse i motivuar për ta nisur mbarë. Tekniku brazilian tha se formacionin e ka në kokë e ajo që dihet është se do të kemi një Shqipëri më sulmuese me vendosjen 4-3-3 në fushë.

Në portë pritet të luajë Strakosha. Në mbrojtje Balliu,Kumbulla, Mihaj e Hysaj. Treshja e mesfushës pritet të përbëhet nga Laçi, Ramadani e Asllani e në sulm Asani, Uzuni e Cikalleshi. Sylvinho në konferencë tha se edhe një pikë mjafton dhe se djemve u “hanë” këmbët për ta nisë mbarë:

Edhe për sulmuesin me eksperiencë Sokol Cikalleshi e rëndësishme është të mos dilet pa pike nga Varshava.

Polonia e humbi 3-1 ndeshjen e parë në grupin E ndaj Çekisë dhe do kërkojë me patjetër fitoren sonte përpara publikut të saj. Ndeshja luhet në stadiumin PGE Narodowy nis në 20:45 dhe priten rreth 500 tifozë shqiptarë në shkallët e stadiumit.

 

Advertisement