Connect with us

Aktualitet

Shqipëria për herë të parë në finalet e Botërorit të skive

Falë Lara Colturit, për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet në finalen e kampionatit botëror të skive në disiplinën e Giant Slalom. Colturi në provat e pistës Are të Suedisë regjistroi kohën e 19 më të mirë nga 23 vende që kualifikoheshin.

“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,” u shpreh skiatorja Lara Colturi.

Te dielën Lara Colturi do provojë të kualifikojë Shqipërinë në finalen e një kampionatit botëror edhe në disiplinën e sllallom, që është zbritja e shpejtë në ski në një vend të pjerrët e me kthesa të njëpasnjëshme. Ndërkohë që finalet do zhvillohen fundjavën e ardhshme në pistën e Saalbach të Austrisë.

Kjo është edhe gara e fundit e sezonit të skive, që zhvillon një cirkuit të ngjashëm me atë të Formula 1, me ndryshimin e vetëm se pas mb

Advertisement