Sport
Shqipëria sfidon Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, njihuni me datat e ndeshjeve
U hodh sot në Hamburg të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Grupit B, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë, në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ndeshjet e Shqipërisë në grupet e Europianit:
Ndeshja e parë e kuqezinjve/ 15 Qershor: Itali-Shqipëri (Signal Iduna Park), Dortmund.
Ndeshja e dytë e kuqezinjve/ 19 Qershor: Kroaci-Shqipëri (Volksparkstadion), Hamburg.
Ndeshja e tretë e kuqezinjve/ 23 qershor: Shqipëri-Spanjë (Merku Spiel-Arena) Dusseldorf.