Connect with us

Aktualitet

Shqipëria shënon numrin më të lartë të viktimave dhe 525 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë ditor i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Betejën me sëmundjen nuk kanë arritur dot ta fitojnë 12 pacientë. Viktimat janë: një 34-vjeçar nga Durrësi, një 66-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar dhe një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Berati, një 51-vjeçar, një 56-vjeçar, një 69-vjeçar, 75-vjeçar dhe 78-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Elbasani, një 70-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 525 raste të reja nga 1967 testime: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Në 3 spitalet Covid po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

revista who

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *