Kronike
Shqiptari varroset për së gjalli gjatë gërmimeve (EMRI)
ITALI– Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme në Como të Italisë. Bardhi Brahimaj është shqiptari i cili është zënë nga dheu, duke u varrosur për së gjalli, teksa punonte për gërmimin e tokës në një kantier ndërtimi.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Brahimaj, punonjës i Comedil Mangino të Olgiate Comasco, po punonte brenda gropës kur masa e tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe nuk la rrugëdalje. Tashmë do duhet të kryhen hetime dhe rindërtime të mëtejshme për të kuptuar se si ajo situatë e rrezikshme ka dalë jashtë kontrollit. Zjarrfikësit e Appiano Gentile dhe Como ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të pastruar gropën duke nxjerrë jashtë saj Brahimajn, e pajetë.
Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio , dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër./ Burimi: IlGiorno.it