Rajon
Shqiptarët arratisen nga burgjet greke, akuzohen për drogë dhe vrasje
Mediat greke bëjnë me dije se në Greqi, nga qelitë e paraburgimit në zonën e Medinit në Greqi janë arratisur 3 shqiptarë të burgosur. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, ku njëri prej shqiptarëve 35 vjeç është arrestuar pas arratisë, ndërsa vijojnë kërkimet për dy bashkatdhetarët e tjerë.
Mësohet se dy prej shqiptarëve akuzoheshin për drogë dhe tjetri për vrasje. Të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë. Me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është ndaluar.