Connect with us

Rajon

Shqiptarët bëjnë sherr, Serbia i ndan

Përfaqësuesit e partive politike në Luginën e Preshevës nuk kanë arritur të merren vesh për të zgjedhur kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Ndodhur në këtë situatë, vendimet për këtë këshill do merren Qeveria e Serbisë.

Afati i parashikuar me ligj për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mëparshme, ka dy ditë që ka skaduar.

Deri më tani Këshillin Kombëtar e ka drejtuar Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, i cili ka fituar më së shumti vota në tri komuna edhe në zgjedhjet e fundit në nivel të Luginës. Ndërsa në komunën e Bujanocit më së shumë vota ka fituar Lëvizja për Progres Demokratik me kandidatin Nevzad Lutfiu.

Edhe pas ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një takim të mbajtur dje pasdite, liderët politikë të Luginës nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje.

Sipas Agjencisë Rajonale për Informim JUGpress, mosmarrëveshjet për kryetarin e Këshillit Kombëtarë kanë plasur për shkak të mos-ndarjes racionale të ndihmave të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Tani mbetet që zgjedhja e organeve të reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve ti transferohet ministrisë në Beograd

 

Advertisement