Connect with us

Rajon

‘Shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë’

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviç, ka publikuar një video në profilin e tij në “twitter” teksa ka  folur për problemin mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon të mos zgjidhet. Ai ka theksuar se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri dhe kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë për të jetuar në Serbi.

Megjithatë ai thotë se serbët dhe shqiptarët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë sepse është vetëm një Kosovë “për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë”.

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, gjithashtu ka njoftuar se do futet në zgjedhjet e reja në Serbi nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një fushatë në të cilën synon t’u tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.

Jovanoviç ka njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes së Serbisë ndaj ngjarjes, si dhe se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Dragan Dilashit

“Nuk do ti gënjejë serbët për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë për vete drejt pushtetit, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim” – ka deklaruar Jovanoviç dhe ka njoftuar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Beogradit.

Ai ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shkojë edhe në Kosovë për të vizituar familjet e serbëve të vrarë dhe familjen e policit shqiptar të vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë. Kujtojmë se Jovanoviç ka vite që njihet si ndër politikanët e rrallë serbë që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Advertisement