Connect with us

Kronike

Shqiptarët duan të njëjtin vend pune

Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku mesatarja e qëndrimit nw tw njwjtwn pune është rritur vazhdimisht gjatë dy dekadave të fundit . Ky trend i pazakontë mund të jetë një pasqyrim statistikor i daljes në pension të punëtorëve që ishin të detyruar të largoheshin nga sektori tradicional gjatë viteve të para të tranzicionit

Kohëzgjatja e punës dhe ndryshimi strukturor në ekonomitë në tranzicion të Evropës” është një studim i disa ekonomistëve të Bankës Botërore që ka marrë në analizë evolucionin afatgjatë të qëndrimit në punë për gjashtë ekonomi në tranzicion.

Në të përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Federata Ruse dhe Serbia dhe një vend jo në trancizion në rajon si Turqia dhe gjetjet tregojnë disa tendenca interesante për vendin tonë.

Kështu sipas studimit tek analizimi i grupmoshave për secilin vend rezulton se me përjashtim të Shqipërisë, qëndrimi në punë i grupit e punëtorëve që hynë në tregun e punës në vitet 2000 është katër deri nëntë vjet më e shkurtër se ajo e punëtorëve që filluan të punojnë në vitet 1970.

Për të gjithë vendet me përjashtim të Shqipërisë kohëzgjatja mesatare në punë ka ardhur duke rënë ndër breza.

Kohëzgjatja mesatare ndryshon ndjeshëm në vende të ndryshme, duke filluar nga rreth 7.4 vjet në Rusi në rreth 13.1 vjet në Serbi .

Në Shqipëri, Serbi dhe Turqi, kohe qëndrimi është më i gjatë midis njerëzve që punojnë në firma të vogla në pjesën e mbetur vendet, kohë-qëndrimi më i gjatë është midis njerëzve që punojnë në firma të mëdha.

Për sa i përket grupeve profesionale, njerëzit që punojnë në punë rutinë kanë kohë-qëndrim më të shkurtër sesa njerëzit që punojnë në punë jo rutinë në pesë nga shtatë vendet

Advertisement