Connect with us

Politike

‘Shqiptarët ikin me gomone’, Rama zihet ngushtë nga mediat e huaja

Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron përgjegjësinë e tij kalimin e emigrantëve shqiptarë nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe. I pyetur nga mediat e huaja se çfarë po bën qeveria për të luftuar trafikantët në veri në Francës, të cilët transportojnë emigrantë, Rama tha se ai qeveris Shqipërinë e jo Francën.

“Qeveria jonë qeveris Shqipërinë nuk jemi përgjegjës për të qeverisur veriun e Francës, apo jo?”- tha Rama ndër të tjera.


Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t’u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Advertisement