Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët në SHBA pro Trump, duan të qeverisen nga republikani

Biznesmeni shqiptar në New York, Vatan Cana ka thënë për emisionin “Faqja 4” se Donald Trump ka mbështetjen e shqiptarëve, që jetojnë në SHBA.

Ai ka theksuar se mbi 90 përqind e tyre duan të qeverisen nga republikani.

Sipas Canës, pavarësisht atentateve, mbështetja ndaj Trump vazhdon ende.

“Shqiptarët që jetojnë në Amerikë besoj që 90 përqind e tyre do ta votojnë Trump. Është një mbështetje e madhe ndaj Trump dhe të gjithë e duan.

Kjo ka të bëjë shumë se si ka ndikuar qeverisja e Joe Biden vitet e fundit, çmimet e shtrenjta dhe çdo vështirësi tjetër, prandaj shqiptarët e duan Trumpin dhe do ta votojnë atë. Në vendet si Nevada apo Michigan, besoj që nga tre, dy prej tyre, do i fitoi Trump.

Unë e kam parë dhe kur kanë ardhur në New York demokratët, dhe atë publik që ka Trump nuk e kanë ata. Unë besoj që dhe para atentatit, mbështetja ka qene e njëjtë ndaj Trump dhe vazhdon ende”, u shpreh Cana.

Advertisement