Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët nuk i do njeri, edhe të deklarohemi 100 milionë, prapë nuk vijnë…

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në Top Story për çështjen e Censusit, tha se sipas tij shqiptarët nuk i do njeri për të bërë investime sepse jemi vend jo serioz.

Edhe sikur të deklarohemi më shumë në numër popullsie, kjo thotë gazetari nuk përbën ndryshim, sepse edhe në Kosovë thotë Bregu gjermanët duan të bëjnë investime, ndryshe nga këtu, ku më shumë kërkojnë mjekë.

Bregu: Kemi qenë edhe 5 milionë, nuk erdhi as “Benzi” as “Audi”, as “Fiat-i”. Edhe 20 milionë të deklarohemi ne, asnjë firmë ndërkombëtare nuk do vinte në Shqipëri. Do vinte ose pesë mashtrues italianë, ose katër grekë të marrin banka ose hungarezë, këto përralla jemi 2.4 janë të lidhur sepse financimet i marrin nga jashtë. Në çështjen politike, edhe 100 milionë deklaroi nuk është se i do njeri. 30 vjet nuk erdhi një biznesmen që hap një firmë që zgjatet. Kemi një ndryshim shumë të madh edhe me Kosovën. Gjermanët kanë shumë dëshirë të investojnë atje, këtu duan ose infermierë e doktorë. Ne ia vejmë fajin vetes, por ata atë kërkojnë.

Bregu: Një Fiat të vinte dhe ndryshonte ekonomia. Në një vend seriozë nuk vijnë seriozët, në një vend delenxhi vijnë vetëm delenxhijtë.

Advertisement