Connect with us

Kronike

Shqiptaret nuk kanë lekë për argëtim

Pjesa më e madhe e buxhetit të një familjeje shqiptare shkon për ushqime, që është shpenzimi minimal i domosdoshëm për të jetuar. Niveli më i ulët i të ardhurave për frymë në Europë reflektohet në mënyrën se si familjet shqiptare i shpenzojnë paratë, që kanë në dispozicion, për të kaluar muajin. Në vitin 2020, qw jane të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime. Kjo shifër është pak më e lartë sesa ajo që raporton INSTAT.

Për një familje europiane, sigurimi i ushqimit nuk është aspak një problem. Në 2021-shin mjaftonin 14.3% e shpenzimeve totale për të përmbushur nevojën minimale të jetesës, shumë më pak se e njësie familjare ne shqiperi Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Europianët shpenzojnë më shumë për mirëmbajtjen e shtëpisë me 25% të totalit, përkundrejt 13% ne shqiperi, për shkak të faturave më të larta të dritave e ujit dhe qirave më të shtrenjta, por, sërish, europianëve u mbeten më shumë para në dispozicion, pasi heqin shpenzimet bazë të jetesës Familjet europiane kanë më shumë para në dispozicion edhe për të kaluar kohë në restorante e hotele 6.6% përkundrejt 3.9%.

Ndonëse më të varfra, Familjet shqiptare shpenzojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre , teksa Europa ka sistem të mirë të arsimit publik, ndërsa në Shqipëri vitet e fundit është rritur numri i universiteteve private. Shëndeti është një tjetër shpenzim i domosdoshëm, sidomos në vitin e pandemisë. Në 2020-n, shpenzimet për shëndet për familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6%, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i Covid u përballua nga xhepi.

Të dhënat e INSTAT, që janë të dsponueshme dhe për 2021-n tregojnë se pothuajse nuk ka pasur ndryshim në strukturën e shpenzimeve të buxhetit në 2021 në raport me 2020-n. Nderkaq Sipas Eurostat familjet shqiptare shpenzojnë më shumë sesa raporton INSTAT për ushqime, banesën, argëtim dhe kulturë, shëndet, më pak për komunikim, restorante e hotele.

Advertisement