Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët shpëtojnë nga ferri/ Evakuim në momentet e fundit nga Izraeli, ja ku dërgohen

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, njofton Ministria e Jashtme.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë“, shkruan MEPJ.

Situata në Izrael është tensionuar pas sulmit të papritur të Izraelit ndaj Iranit të premten, i cili ndodhi ndërsa Uashingtoni dhe Teherani ishin në bisedime për çështjen bërthamore. Sipas autoriteteve iraniane, mbi 200 persona janë vrarë nga këto sulme, shumica civilë dhe shumë prej tyre fëmijë. Nga ana tjetër, Irani ka kryer sulme hakmarrëse, duke vrarë 24 civilë në Izrael, sipas burimeve izraelite.

 

Advertisement