Bota
Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’, dënohet me burg në Belgjikë
Një shqiptar është dënuar me 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 8000 euro në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për kultivim të kanabisit. Dhnet shkruan se arrestimi është kryer më 9 gusht të vitit të kaluar, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ me 1280 bimë.
Para gjykatës ai deklaroi se kishte ardhur në Belgjikë për të gjetur të ardhura për trajtimin mjekësor të nënës së tij.
“Kur mbërrita, gjithçka ishte gati tashmë,” tha ai.