Connect with us

Bota

Shqiptari në Francë alarmon besimtarët, bërtet në një kishë ‘Allahu Ekber’

Një person ndërpreu një meshë në kishën Sainte-Eulalie në Montpellier duke thirrur « Allah Akbar » dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari i dehur (nuk dihet se ishte krishter apo mysliman) ka hapur panik mes besimtarëve në një kishë duke thirrur “Allahu Akbar”, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Të enjten më 28 mars, rreth orës 18, gjatë një meshe në kishën Sainte-Eulalie, rue de la Merci në Montpellier (rajoni Occitanie) një emigrant shpërtheu papritmas, duke bërtitur « Allah Akbar » disa herë (« Zoti është më i madh se të gjithë » në arabisht).

Në klimën aktuale, ky incident ngjalli natyrshëm një reagim të fortë mes priftit dhe besimtarëve të pranishëm. Megjithatë, individi në fjalë, në dukje i paarmatosur, është larguar me shpejtësi pa shkaktuar asnjë shqetësim apo dëmtim.

I alarmuar menjëherë, një patrullë e oficerëve të policisë kombëtare shkoi në vendngjarje, ndërsa i dyshuari u pikas nga kamerat e vëzhgimit të qytetit. Ai u kap pa kundërshtime të konsiderueshme në stacionin e tramvajit Albert-1er, Quai des Tanneurs, pranë kishës Saint-Charles.

 

 

Arrestohet emigranti

Siç raportojnë kolegët tanë nga Midilibre, personi i arrestuar rezulton të jetë një shtetas shqiptar 33 vjeç emigrant i parregullt në Francë. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje në paraburgim, ai ka pretenduar se ka bërë “një shaka me shije të keqe, nën ndikimin e alkoolit dhe disa medikamenteve”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të dalë para drejtësisë së shpejti apo do të vendoset në një qendër ndalimi administrativ me synimin për dëbimin e tij nga territori francez. Për momentin, rezultati i këtij rasti mbetet i paqartë. Shumë raste të ngjashme që nuk bëhen lajme të mëdha, ndodhin në qytete jo të mëdha dhe fshatra të vegjël.

Advertisement