Sipas informacioneve nga burime të besuara të “Protothema”, thuhet se jashtë spitalit kanë mbërritur dy makina me 10 shqiptarë, të cilët lëviznin në mënyrë të çuditshme dhe janë vënë re menjëherë nga policia.
Policia ka bërë thirrje për përforcime, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipi i dytë i OPKE-së, gjë që ka bërë që dy makinat të largohen me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur mbrapsht në rrugët e ngushta
Policia ka arritur të lokalizojë një shqiptar, i cili nuk ka arritur të hipë në një nga automjetet dhe është fshehur në një rrugicë. Siç mësohet, shqiptari është xhaxhai i të plagosurit dhe është dërguar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.
Vlen të theksohet se ditën e djeshme në spitalin ku po trajtohet “Esko” ka hyrë një shqiptar duke kërkuar informacion nga mjekët për gjendjen e të plagosurit. Ajo që po shqyrtohet është mundësia që ky të jetë një operacion i organizuar për ‘rrëmbimin’ e kreun e mafies shqiptare.
Burime policore bëjnë me dije sa i përket ruajtjes së Eskos, nuk është bërë një organizim i mirëfillte dhe se janë vendosur vetëm 5 policë në gatishmëri në ambientet e spitalit ku po mjekohet.