Connect with us

Kronike

Zbulohet “shtëpia e dro’gës” në Spanjë, shqiptari tenton arratisjen me litar nga tarraca

Një banesë që dukej e zakonshme në qytetin e Boquiñeni (Ribera Alta del Ebro) Spanjë u zbulua se fshihte një plantacion të marijuanës, të përgatitur për rritje dhe tharje.

Operacioni policor, i zhvilluar të martën, përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve me maja dhe gjethe të grira të drogës dhe arrestimin e një shqiptari që merrej me kultivimin.

Hetimi kishte nisur në janar, pasi një kompani elektrike raportoi një manipulim të furnizimit elektrik në banesë. Kontrolli i policisë konfirmoi një lidhje të paligjshme me rrjetin, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 18.296 euro.

Gjatë vëzhgimeve, hetuesit vunë re sjellje të dyshimta: njerëz që hynin me çanta dhe ushqime dhe qëndronin brenda pa dalë, tipike e kultivimeve të paligjshme. Me autorizim gjyqësor, policia ndërhyri me pjesëmarrjen e Grupit Operativ të Sigurisë së Veçantë (GOES). Kur vuri re praninë e policisë, shqiptari tentoi të largohej duke zbritur me litar nga tarraca, por u arrestua pak minuta më vonë.

Brenda banesës u gjet një instalim i plotë për rritjen dhe tharjen e mariuanës, përfshirë rafte, peshore dixhitale dhe materiale të tjera. Shtetasi shqiptar u paraqit para gjykatës si autor i dyshuar i krimeve kundër shëndetit publik dhe mashtrimit të energjisë elektrike, duke u liruar më pas me akuza.

Advertisement