Connect with us

Kronike

Shqiptari u qëllua për vdekje me plumb në kokë, arrestohen 3 persona

Prokuroria e Katanias ka dhënë një urdhër arresti për tre italianë, pasi dyshohet se kanë gisht në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Kastriot Ismailaj. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në Nesima të Katanias më datë 7 qershor 2023, ku 27-vjeçar shqiptar u qëllua me plumb në kokë nga një shtetas italian, Giovanni Di Benedetto, i cili plagosi edhe një italian 43-vjeçar në shtëpinë e shqiptarit.

Në praga ka përfunduar Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç; Antonino Castelli, 33 vjeç dhe Pasqualino Ranno, 29 vjeç.

Ismalaj u dërgua me urgjencë për në spitalin e Garibaldi Centro, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

Pritet që nga marrja në pyetje e 27-vjeçarit Benedetto, të mësohen më shumë të dhëna për ngjarjen e ndodhur.

Advertisement