Connect with us

Bota

Shqiptari vret pronarin e hotelit në Santorini. E lag me vodka dhe i vë flakën për 200 euro që i kishte borxh (EMRI)

GREQI– Ditën e sotme është arrestuar vrasësi i pronarit të hotelit në Santorini që u masakrua në mënyrë makabre.

Policia e departamentit të Therës gjeti dhe arrestoi një djalë të ri, rreth 20 vjeç, si vrasësin e 69-vjeçarit . Trupi i grekut Nikos Halari, u zbulua ditë më parë i dekompozuar nga zjarri. Policia greke zbuloi se autor i ngjarjes ishte punonjësi 20-vjeçar shqiptar i Hotelit “Nikos Villas”.

Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.

Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte venë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte prekur kasafortën pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 nëntorit në orën 09:00. Vrasja e biznesmenit në atë mënyrë u konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, ndaj u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kapur autorin e krimit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *