Aktualitet
Shqiptarja drejt Parlamentit Italian (Biografia)
Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.
Kandidatura e Anita Likmetës është një ngjarje historike e paprecedentë për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë për herë të parë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian.
Anita Likmeta, një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në, konkurron sot për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli) me datën 13 qershor.
E lindur në Durrës, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11 vjeçare. Ajo ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve në Itali.
Pas “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, botuar nga gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, Anita Likmeta është e nominuar si një nga gratë më të rëndsishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë për InspiringFifty Evropë 2022 në partnership me EQL:HER.
Anita Likmeta është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze InspiringFifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.
Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.
Likmeta thotë se është e bindur që “ekziston një forcë tek gratë që krijon një rrjet dhe bëhet zhvillim. Falë demokratizimit të proceseve ne mund të rinovojmë një ekonomi që është krijuar edhe për gratë”, është shprehur Anita gjatë intervistës dhënë pas njohjes me nominimin si ndër gratë më frymëzuese në Evropë në fushën e shkencës dhe teknokogjisë.
Mbetet të shpresojmë që Anita Likmeta ta fitojë këtë çmim prestigjioz në Londër, sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe të rinjtë tanë kanë nevojë për modele të reja të afta për t’i çuar drejt ndërgjegjësimit të ri, në mënyrë që meritokracia të mos jetë një sistem ekskluzivisht i rezervuar për vendet e Evropës Perëndimore. Demokracia kalon nga shembuj të mirë dhe Anita Likmeta, bija e diasporës shqiptare, konkurron sot për t’u bërë gruaja e parë në inovacion në Evropë.
…..
Anita Likmeta, sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali.
Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34- vjeçarja shqiptare.
Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxherë, themeleuese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.
Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe tu jepet zë.
Po kush është Anita Likmeta?
Likmeta ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11 vjeçare. Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia.
Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit si sipërmarrëse në sektorin dixhital të startup-eve në Itali (per shembull CreationDose dhe Coderblock). Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri.
Përmes analizave e shkrimeve të saj në Huffington post Italia, Anita ka ndarë opinionet e saj mbi probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikbërjes në Shqipëri. Anita Likmeta është ambasadore të programit për Diasporën Connect Albania të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM): program që i fton shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.
…..
Anita Likmeta është larguar nga Durrësi që në moshën 10-vjeçare për të ndërtuar në Itali jetën e saj dhe një karrierë të suksesshme në disa fusha.
Në këtë mënyrë ajo i bën thirrje edhe shqiptarëve të tjerë të Diasporës që të investojnë për vendin e tyre. Fillimet nuk kanë qenë të lehta për Anitën, por sfidat nuk e trembin aspak, përkundrazi gjithmonë i ka pëlqyer gjërat e vështira.
Ndër vite, ajo ka marrë pjesë në programe televizive Italiane si: “Che ci façio qui” në Rai3, “Tv Talks” në SkyTg24, “Nemo nessuno escluso” në Rai2 e në shumë formate të tjera, për arritjet e saj dhe për temë të ndryshme.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, ajo ka treguar më shumë për karrierën dhe projektet e saj.
“Sektori im ka qenë me fat që 2020-s, edhe pse e kuptoj shumë mirë që është një kohë shumë e vështirë, sepse është duke ndryshuar ideja si është puna.
Për shembull, në Itali kemi kaluar nga 20% të njerëzve që punonin në ‘smart working’ në 67% sot. Është një numër shumë i madh.
Kam filluar si gazetare, ka shkruar në gazetat më të rëndësishme në Itali. Ka qenë një mundësi për mua. Jam diplomuar në filozofi faktikisht dhe mendoja se do të bëja diçka tjetër. Besoj se ishte diçka e brendshme për t’u bërë pjesëmarrëse.
Më pëlqen ideja të realizoj diçka që është për të tjerët. Besoj se Shqipëria është një shtet i ri, ka djem dhe vajza që kanë nevojë të ndihmohen.
Shpresoj të krijojmë diçka në Shqipëri për djemtë dhe vajzat që kanë ide. Të bëhet si një urë lidhëse nga Shqipëria dhe Italia. Besoj se mund të realizojmë bashkë diçka”, tha Anita.