Connect with us

Kosova

Shtata ngjall frikë në Kosovë/ Fal këtij neni, Serbia po thërret fitore?

Tashmë është zyrtare. Kosova dhe Serbia janë pajtuar me propozimin e BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Pika apo nene të ndryshëm  po komentohen e kundërshtohen me të madhe, por ai me numër 7 i propozimit të BE-së, ka ngjallur më shumë frikë në Kosovë. Po përse…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën në Bruksel janë pajtuar me propozimin e BE-së edhe pse nuk e nënshkruajtën atë.

Po cfarë thuhet në nenin 7 që duket se është më problematiku dhe me të cilin është pajtuar edhe kryeministri Kurti.

Në tekstin e publikuar nga Bashkimi Europian thuhet se Kosova duhet të sigurojë një nivel vetë-menaxhimi për komunitetin serb në Kosovë në disa fusha. Gjithashtu ky nen parasheh edhe mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës si dhe parasheh edhe zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Frikë se fal këtij neni, Serbia po thërret fitore?

Për profesorin së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Robert Muharremi, ky nen parasheh autonomi për serbët në Kosovë. Ai thotë se kjo pike I jep shumë më tepër se Asociacioni, Komunave me shumicë serbe, kurse analisti i politikës, Fitim Salihu ka thënë se pika 7 është një hap përtej marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Në anën tjetër, këto ditë pritet të mund të shohim se si do pritet të zbatohet neni 7 dhe cili do të jetë interpretimi i Albin Kurtit

Advertisement