Kosova
SHTEGU i artë i Spanjës për të njohur Kosovën, politologu spanjoll tregon kur do të njihet

Politologu spanjoll nga Grupi Këshillimor i Politikave ‘Ballkani në Europë’, Alehandro Perez, në një emision televiziv ka folur mbi anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai komentoi edhe qëndrimet e Spanjës, e cila vazhdon që të jetë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, apo avancimit në anëtarësime ndërkombëtare.
Perez tregoi se si mund ta bindë Kosova Spanjën që ta ndryshojë qasjen.
Së pari, ai tha se shteti spanjoll nuk do njohë Kosovën derisa të arrihet një marrëveshje me Serbinë.
“Për autoritetet spanjolle, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, qëndrimi ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Spanja nuk do ta njohë Kosovën derisa të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Dhe ky ka qenë qëndrimi tradicional i Madridit zyrtar gjatë viteve, i mbështetur kryesisht në besimin e Spanjës se, ekzistenca e një Kosove të pavarur në ditët e sotme shkel ligjin ndërkombëtar. Pra, ky është në thelb konteksti, politik dhe ligjor, në të cilit po mbështetet Spanja” – u shpreh politologu spanjoll.
Ndër të tjera, Perez nuk e përkrahu vendimin e Spanjës për bllokimin e qasjes së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Që Spanja të votonte pro antarësimit, do të duhej të ndodhin më shumë zhvillime në lidhje me raportet dhe marrëveshjet e Kosovës me Serbinë. Megjithatë, mendoj se qëndrimi aktual i qeverisë spanjolle për bllokimin e qasjes së Kosovës në Këshillin e Evropës” – tha ndër të tjera Alehandro Perez.

