Aktualitet
Shtëpia e Bardhë konfirmon konferencën e përbashkët për shtyp të Trump dhe Putin

Presidenti Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Alaska, i cili është planifikuar për nesër. Detajin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë. Ky konfirmim vjen pasi Kremlini njoftoi të njëjtin plan më parë.
Kur u pyet për konferencën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u përgjigj shkurt se ky ishte plani.
“Pra, nesër herët në mëngjes, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të marrë pjesë në një takim kokë më kokë me Presidentin Putin, i ndjekur nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet dhe më pas një konferencë për shtyp,“- tha Leavitt për Fox News këtë mëngjes.
Leavitt konfirmoi gjithashtu se gazetarët do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve.

