Connect with us

Aktualitet

Shtëpia e të moshuarve në…/ Avokati i Popullit: U japin ilaçe të skaduara

Të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë të rrezikuar nga ilaçet e skaduara. Në raportin e përpiluar nga Avokati i Popullit shkruhet se në farmacinë e këtij institucioni janë gjetur ilaçe që ishin skaduar deri në 3 muaj më parë.

“Grupi i punës konstatoi se në farmaci kishte disa ilace të cilat kishin skaduar rishtazi (deri në tre muaj më parë). Ky fakt ju bë me dije si mjekut ashtu dhe drejtuesit të institucionit të cilëve ju kërkua nisja e menjëhershme e procedurës për asgjësimin e tyre,”- thuhet në raportin e bërë në dhjetor të vitit 2022.

Në këtë qendër, sipas raportit, strehohen të moshuar duke filluar që nga mosha 55 vjeç, por ka dhe përfitues të tjerë, të cilët vijnë si raste emergjente. Aktualisht strehohen 55 të moshuar, ndërkohë që kapaciteti i kësaj qendre është prej 65 personash. Nga këta, 20 persona janë me probleme të rënda shëndetësore, prapambetje mendore, të sëmurë paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët kërkojnë kujdes të veçantë. Për çdo përfitues të shërbimeve të këtij institucioni ishte hartuar një plan për kujdesin shëndetësor, sipas nevojave specifike për secilin të moshuar, bazuar në kartelën shëndetësore, e cila mbahet të mjeku i familjes.

“Në këtë qendër strehohen të moshuar duke filluar që nga mosha 55 vjeç, por ka dhe përfitues të tjerë, të cilët vijnë si raste emergjente. Aktualisht strehoheshin 55 të moshuar 5 ndërkohë që kapaciteti i kësaj qendre është prej 65 personash. Nga këta, 20 persona janë me probleme të rënda shëndetësore, prapambetje mendore, të sëmurë paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët kërkojnë kujdes të veçantë. Për çdo përfitues të shërbimeve të këtij institucioni ishte hartuar një plan për kujdesin shëndetësor, sipas nevojave specifike për secilin të moshuar, bazuar në kartelën shëndetësore, e cila mbahet të mjeku i familjes. Plani i kujdesit shëndetësor hartohet çdo muaj nga mjeku, e cila prej vitesh punon me kohë të pjesshme në këtë institucion, e cila çdo ditë i takon të moshuarit, i mat tension dhe bisedon me ta për çdo problem që ata i shqetëson. Të gjithë të moshuarit dhe stafi në këtë qendër ishin të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-covid. Gjithashtu të gjithë të moshuarit kishin të pasqyruar në kartelat e tyre dhe analizat klinike dhe biokimike,”- thuhet më tej në raport.

Ndërkohë, në raport evidentohet se edhe kuota ditore e ushqimit është e pamjaftueshme.

“Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant,”- thuhet ndër të tjera në raport.

Problematikat e konstatuara:

Konstatohet se nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, të domosdoshme për të ofruar shërbimet sipas standardeve të përkujdesit shoqëror, posaçërisht me kujdestarë me formim infermieri me kohë të plotë, pasi të moshuarit shfaqin probleme shëndetësore.

Konstatohet se në këtë institucion përfitojnë shërbime 11 (njëmbëdhjetë) të moshuar, të cilët janë me probleme të shëndetit mendor dhe puna e personelit, i cili kujdeset për ta, është më e vështirë për dhënien e shërbimeve për këtë kategori.

Një problem që vijon të mbetet shqetësues është edhe ai i mjekut me kohë të pjesshme, pasi të moshuarit janë me probleme shëndetësore të ndryshme dhe kanë nevojë që mjeku të jetë çdo ditë i pranishëm në qendër, të paktën 8 orë.

Konstatohet si një problematikë, që ende ka mbetur pa zgjidhje, mungesa e një automjeti, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për raste emergjente apo transportimin e të moshuarve për vizitat e mjekësore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Konstatohet si një problematikë e rendësishme pasja e ilaçeve përtej datave të parashikuara të skadencës në këtë institucion. Konstatohet se kuota ushqimore nuk është mjaftueshme për plotësimin e nevojave jetësore të të moshuareve.

Advertisement