Connect with us

Aktualitet

Shtëpia nën ujë, banori: Të gjitha mobiljet i kam bërë për së dyti

Një nga shtëpitë në Shkodër ka ujë brenda në nivelin 30 centimetra. I zoti i banesës, në një prononcim për A2CNN, na tregon se ardhja e ujit ishte e papritur gjatë ditës dhe i gjeti të papërgatitur për të shpëtuar ndonjë nga orenditë e shtëpisë.

“Po ta dinim, njeriu mundohet të shpëtojë shtëpinë. Janë mobiljet, divanet…,”- thotë Lazër Gjergji.

Ai tregon më tej se dëmet janë të mëdha, por ajo që është më e rëndë për këtë familje është fakti që kjo është hera e dytë që uji i përmbyt banesën.

“Kjo ka shkaktuar dëme kolosale. Të gjitha këto mobilje i kam bërë për së dyti,”- tregon ai.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive. Në Durrës situata duket e qetë dhe gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për raste problematike.

Advertisement