Connect with us

Aktualitet

Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në këtë grafikë, ku të dhënat bazohen në Bankën e Shqipërisë del se investimet e kosovarëve në Shqipëri në periudhën 2015 – TM3 2024 ishin rreth 360 milionë euro.

Në vitin 2015 kishte investime 3 milionë euro, në vitin 2016 ishin 11 milionë, pastaj 3 milionë në 2017, 28 milionë në 2018, 13 milionë në 2019, 14 milionë në 2020, 38 milionë në 2021.

Rritje të investimeve ka pasur në vitin 2022 e tutje. Në vitin 2022 kishte 74 milionë euro investime, në 2023 kishte 95 milionë dhe 80 milionë në vitin 2024.

Referuar kësaj grafike, këto investimet në 22 për qind kanë shkuar në aktivitete të pasurive të paluajtshme; 18 për qind në energji elektrike, gaz; 17 për qind në industri nxjerrëse; 11 për qind në industri përpunuese dhe 10 për qind në aktivitete financiare dhe të sigurimit.

Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në

kosove shqiperi investim

Advertisement