Aktualitet
“Shteti Bektashi”, avoktati paralajmëron kallëzim në SPAK për Ramën
Avokati Altin Goxhaj ka paralajmëruar se do të dorëzojë ditën e nesërme një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi për New York Post se dëshiron t’u japë bektashinjve, enklavën e tyre, ngjashëm me shtetin e Vatikanit.
Sipas avokat Goxhaj, me deklaratat e tij Rama ka kryer konspiracion për cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunim me entitete të huaja në dëm të sovranitetit kombëtar.
Gjithashtu Goxhaj thekson se Rama ka nxitur urrejtje dhe përçarje fetare, si diskriminim të padrejtë duke favorizuar një komunitet fetar mbi komunitetet e tjera fetare të njohura nga shteti shqiptar, gjë që përbën një rrezik për harmoninë fetare.
“Nesër në 09:00 do të jem para SPAK për të dorëzuar Kallzim Penal ndaj Kryeministrit Rama për:
– konspiracion për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunim me entitete të huaja në dëm të sovranitetit kombëtar.
– për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes fetare dhe për diskriminim të padrejtë duke favorizuar një komunitet fetar mbi komunitetet e tjera fetare të njohura nga shteti shqiptar, gjë që përbën një rrezik për harmoninë fetare. Kryeministri ka përdorur këto tensione fetare si mjet për të justifikuar krijimin e këtij shteti sovran.
Veprat penale për të cilat kallzohet:
– Neni 220 – Tradhëtia ndaj Atdheut
– Neni 219 – Bashkëpunimi me armikun
– Neni 265 – Nxitja e urrejtjes ose grindjeve
– Neni 266 – Thirrja publike për urrejtje mbi baza fetare”– deklaron avokati.