Connect with us

Rajon

Shteti bektashi/ Komuniteti Islam i Serbisë: Rama po forcon panshqiptarizmin

Kryetari i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi. Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe mënyra e tyre e jetesës e dëshmon këtë.

Sipas tij, ata janë një sekt i themeluar në Turqi në vitet 1300 dhe besojnë në Aliun, kushëririn e profetit Muhamed. Ai thotë se nuk e di numrin e saktë të bektashinjve, por beson se në rajon arrijnë mbi 1 milion. Sipas tij, Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”.

Jusufspahic thotë se shtetet nuk kanë pse ta njohin këtë fe të bektashinjve, por shton se “çdo gjë mund të ndodhë”. Gjithashtu ky myfti njihet për deklaratat e tij ekstremiste se “Kosova është djepi i Serbisë” dhe se “serbët nuk janë shtet gjenocidal”.

Advertisement