Connect with us

Aktualitet

Shteti i Serbisë qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë

“Mendoj se shteti i Serbisë qëndron pas asaj që ndodhi në Banjskë të Kosovës dhe ne ende nuk i kemi parë kthesat e forta emocionuese të dramës tashmë të përgjakshme” – Kështu tha në një intervistë për ‘The Geopost’, gazetari dhe publicisti Rade Radovanoviç.

Ai beson se ngjarjet e fundit në Banjskë nuk janë organizuar me iniciativën personale të Milan Radojiçiç, pavarësisht se çfarë thotë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Radojiçiç  është zbatuesi i një aksioni shtetëror, por që edhe mund të përkufizohet edhe si parashtetëror, pra nismë e shtetit të Serbisë. Si e tillë, Milan është një dëshmitari rrezikshëm. Nuk ka gjasa që ai do të pajtohej me çdo gjë dhe për çdo gjë dhe të mbronte dikë që e ka qene ne dijeni apo dhe e ka miratura aksionin terrorist në Banjskë, dhe ai është Aleksandër Vuçiç” – deklaroi publicisti Radovanoviç, I cili gjithashtu theksoi se “shteti i Serbisë është pothuajse pronë private e një autokrati, i cili është edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe shteti, edhe media”

“Një propagandë e tillë vazhdon, sepse nacionalizmi që çon në shovinizëm, veçanërisht ndaj shqiptarëve, dhe këtë jam përpjekur ta prek në librin tim që trajton luftën në Kosovë në vitet 1998/99, është terren pjellor për rindezjen, e të gjitha llojeve të ekstremizmit, dhe mbi të gjitha, të nacionalizmit dhe shovinizmit” – tregoi publicist serb

Sipas tij, lirimi i kriminelit Milan Radojiçiç nga paraburgimi, është në fakt një mesazh logjik i dërguar për publikun vendor, evropian dhe atë botëror.

“Serbia, kështu sic është, është një parashtet, një pronë pak a shumë private e një njeriu, ai quhet Aleksandër Vuçiçit, I cili sundon sipas motos së vjetër franceze “Shteti jam unë” – Theksoi Rade Radovanoviç

Advertisement