Sport
Shtohen hallet te Barcelona, dëmtohet sulmuesi
Sikur të mos mjaftonte periudha e keqe, Barcelona duhet të përballet edhe me dëmtimet e shumta. Në listën e lojtarëve të lënduar është shtuar një futbollist. Ferran Torres u detyrua të largohej nga fusha në minutën e shtatë, në ndeshjen e La Ligës kundër Osasuna
Sulmuesi doli nga fusha i përlotur ndërsa ekzaminimet mjekësore në ditët në vijim do të zbardhin më shumë rreth shkallës së dëmtimit.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk kishte zgjidhje tjetër dhe zgjodhi të aktivizojë, Fermin Lopez. 23-vjeçari Torres ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë.