Connect with us

Aktualitet

Shtrenjtohen kreditë për shtëpi

Normat mesatare të interesit të kredisë për shtëpi në lekë të sektorit bankar kanë kaluar kufirin e 5% në muajin janar të këtij viti. Për herë të parë, Banka e Shqipërisë ka nisur publikimin e statistikave për normat mesatare të interesit të portofolit gjendje të sektorit bankar, ndërsa më parë statistikat i referoheshin vetëm kredive të reja të dhëna gjatë periudhës statistikore.

Statistikat e portofolit gjendje tregojnë se norma mesatare e interesit që pagujanë familjet për kredinë për shtëpi është rritur me ritme të shpejta gjatë 12 muajve të fundit.

Në muajin janar, norma mesatare e interesit për kreditë për blerje banese në lekë ka arritur në 5.12%, nga 3.83% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar, para se Banka e Shqipërisë të fillonte serinë e rritjes së normës bazë të interesit.

Rritja e normës së interesit të portofolit gjendje reflekton pjesërisht normat më të larta të interesit për kreditë e reja, por sidomos efektin që ka sjellë rritja në treguesin referues (benchmark). Për lekun, ky tregues zakonisht është yield-i i bonove 12-mujore të thesarit, megjithëse në raste të veçanta bankat mund të përdorin edhe bonot me afat më të shkurtër maturimi, si tregues benchmark i parashikuar në kontratë.

Yield-et e bonove vitin e kaluar u rritën me ritme të shpejta, sidomos në periudhën mes muajve gusht dhe nëntor. Yield-i bonove 12-mujore në nëntor arriti në 5.83%, niveli më ië latë prej vitit 2013. Pas muajit dhjetor, yield-et pësuan një korrigjim në rënie dhe tashmë për bonot 12-mujore yield-i mesatar i ponderuar ka zbritur poshtë nivelit të 4%.

Megjithatë, yield-et janë në rritje të ndjeshme me bazë vjetore, duke reflektuar lëvizjet e politikës monetare. Edhe për këtë arsye, norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi të individë ka vijuar të rritet.

Një tendencë të ngjashme në rritje po ndjek edhe portofoli i kredisë në euro, megjithëse në terma mesatarë kredia në monedhën europiane ngelet më e lirë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e kredive për blerje banese në euro arriti në 4.55%, nga 3.53% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar.

Në rastin e euros, treguesi benchmark i përdorur është Euribori 12 mujor. Edhe ky tregues është rritur me ritme të shpejta vitin e kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti, duke pasqyruar rritjen e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane. Në muajin janar 2023, Euribori 12-mujor arriti në pothuajse 3.4%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte ende në vlera negative.

Rritja e normës mesatare të interesit për familjet huamarrëse po përkthehet në shtrenjtim të kësteve mujore, duke rritur barrën e kredisë mbi buxhetet mujore të familjeve. Rritja e normave të interesit pritet të sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të kreditimit në segmentin e individëve, ngadalësim që ka nisur qysh në tremujorin e fundit të vitit të kaluar./MONITOR

Aktualitet

Investigimi i RAI 3/ Mustafaj: Emisioni më kritik në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar investigimin e RAI 3 në Itali dhe theksoi se ky ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare.

Mustafaraj tha se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje’, deklaroi Mustafaj.

Continue Reading

Aktualitet

Motori i babait e zuri poshtë, 2-vjeçari niset drejt Traumës në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një motor ka zënë poshtë një fëmijë dy vjeçar. I mituri ka qenë duke luajtuar pranë motorit të parkuar, i cili më pas ka rënë sipër tij.

Raportohet se si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Për shkak të dëmtimeve të rënda, i mituri po niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Në momentin e aksidentit të rëndë, nëna e 2-vjeçarit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat që e kanë me motorrin sipër tij. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç, dëmtime të rënda në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Continue Reading

Aktualitet

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet për ngjarjen (FOTO)

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës.

Le Canton27.ch, shkruan se pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Ai u vendos në Zvicër në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit të Skënderbeut morën pjesë qindra persona, në mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Continue Reading

Aktualitet

Kryemadhi ironizon Metën: Më kishit lënë pas 15 vetash për të folur

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Monika Kryemadhi mbajti një fjalë të shkurtër në Konventën Kombëtarë të kësaj partie.

Që në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi tregoi pakënaqësi për faktin se ishte lënë jo në radhët e para të listës së personave për të folur. Lidhur me 5 prioritete e prezantuara, Kryemadhi tha se në fakt janë të njëjtët me ato kanë qenë që në themelimin e LSI-së.

Një koment Kryemadhi e pati edhe për nepotizmin, teksa tha se po bëhet propagandë pasi brenda një partie politike vlerë ka vota.

“Më falni për vonesën, por në axhendë isha pas nja 15 vetash për të folur edhe lëviza 2 min, nuk e dija që isha spostuar në listë. Nuk dua të zgjatem, as të shtoj asgjë nga ata që thanë parafolësit aq më tepër 5 prioritete e PL që janë prioritete kryesore që i kam patur që në themelimin e LSI-së dhe që do i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por deri sa isha vendosur në axhendë i qëndroj 2 propozimeve të mia. I pari për buxhetimin e buxhetit të grave që do kandidojnë për deputete apo këshill bashkiak. Propozimi i dytë, për nepotizim i qëndroj që të mos bëhet propagandë me nepotizmin sepse në parti nuk ka të bëjë nepotizmi. Në pushtet emërohesh me nepotizëm. Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha që t’i shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë për anëtarësim në forumet drejtuese të partisë individë në konflikt interesi”, u shpreh ajo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING