Sport
Shtyhet ndeshja e Superligës, Bylisin ‘e lë nafta’ rrugës
Superliga shqiptare e futbollit ka programuar tre ndeshjet e fundit për këtë vit. Në 13:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do duhej të niste dueli mes Erzenit dhe Bylisit, me sfidën që do fillojë me vonesë. Ndeshja pritet të nisë në 13:15 kjo për shkak të problemeve që Bylis hasi me autobusin në rrugën drejt Durrësit.
Problemet me transportin bënë që skuadra dhe stafi të ndërronin mjetin e udhëtimit, me FSHF që u njoftua për diçka të tillë. Nëse në fillim u mendua se dueli do shtyhej me një orë, tanimë ndeshja e sotme do fillojë në 13:15 kjo edhe me miratimin e Erzenit. Sot në 13:00 luhet edhe Kastrioti – Egnatia ndërsa në 15:45 luhet Vllaznia – Teuta.