Connect with us

Kosova

SHTYHET pranimi i Kosovës në KiE, Ponosh: Për shkak se Kurti refuzoi të plotësonte kërkesat minimale

“Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është vonuar vetëm për shkak se Kurti ka refuzuar të plotësojë kushtin minimal – të paktën të dërgojë një dokument të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës –  tha kreu i Qendrës Serbe, Zdravko Ponoš.

Siç ka theksuar në postimin e tij në rrjetin social X, këto veprime të Albin Kurtit janë të pëlqyera për votuesit e tij dhe Beogradi këtë e sheh si sukses diplomatik.

“Ai mundet ta bëj, dhe votuesve të tij i pëlqen loja e vështirë dhe e rëndë. Partneri I tij në Beograd, Aleksander Vuçiç e ‘shet’ këtë si sukses diplomatik. Lajmet e rreme i kënaqin edhe votuesit e tij” – ka shkruar Ponoš.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilët ka diskutuar për largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Kryeministri theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar së qeni qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës”, thuhet në një komunikatë dërguar mediave.

Theksojmë se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me ambasdorët e QUINT-it, dhe si Kurti, ajo ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së.

Kjo pasi sipas saj të njëjtat, “janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarr hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje”.

Advertisement