Connect with us

Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja përse

Shtyhet sërish seanca e sotme për inceneratorin e Fierit. Seanca nuk vijoi për shkak se në sallë nuk ishte prezent prokurori Dritan Premci, e për këtë shkak u paraqit një prokuror zëvendësues.

Mirëpo, në fund u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 24 mars. Kjo është e treta herë që shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit.

18 nga 20 të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit i kërkuan Gjykatës së Posaçme gjykim të shkurtuar. Mes të pandehurve që kërkojnë të përfitojnë nga ulja e dënimit në rast të shpalljes fajtorë janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Dy të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi dhe shtetasi italian Giuseppe Ciaffaglione, kërkuan të gjykohen me proces të zakonshëm. Të gjithë kanë mohuar akuzat, por më 15 mars gjykata do të shpallë edhe vendimin, nëse do e kalojë çështjen në gjykim ose jo.

Në total, të pandehur për këtë dosje janë: 1- Lefter Koka; 2-Alqi Bllako; 3-Mirel Mërtiri; 4-Klodian Zoto; 5-Stela Gugallja; 6-Pëllumb Abeshi; 7-Etleva Kondi; 8-Jonida Zeqo; 9-Bardhyl Çabiri dhe 10-Serafin Papa.

Advertisement