Pinknews
Shtyrja e finales deri 6 maj/ Ja çfarë mendojnë banorët
Në “Prime” e së shtunës, përmes një zarfi të kuq, banorët e Big Brother VIP Albania, u njoftuan se ky edicion i dytë do të përfundojë më datë 6 maj.
Moderatorja Arbana Osmani u la afat deri të martën banorëve, për të dhënë një përgjigje nëse duan të qëndrojnë ende apo të largohen, përpara datës 6.
Ndërkaq, të hënën, ishte Olta ajo që i pyeti banorët se çfarë mendojnë për datën 6 maj.
Ajo vetë tha se e ka me dy mendje dhe se ende nuk e ka vendosur.
Qetsori dhe Antoneta u shprehën se nuk e kanë problem të qëndrojnë deri në fund, duke qenë se ata pak javë kanë që janë futur.
Edhe Kristi u pyet nga Olta për vendimin e tij, por ai refuzoi të përgjigjej.