Connect with us

Kronike

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes/ Altin Çoku: Jam budalla, do dal nga burgu

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibela Abedini, në Tiranë. E reja i dha fund jetës dy ditë më parë, pas një fotoje intime të shpërndarë në rrjete sociale nga Altin Çoku, teksa dyshohet se kishin qenë bashkë në hotel.

Ka qenë vetë Çoku që e kishte pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momenti që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

“Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentat o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, dëgjohet t’i thotë ai ndjekësve në rrjetin social.

Advertisement