Connect with us

Sport

Shuhet ikona e futbollit brazilian/ Sylvinho për Zagallon: Një nga emrat më të mëdhenj në Brazil

“Ikona” e futbollit brazilian dhe botëror, Mario Zagallo ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson kontributin e dhënë nga Zagallo dhe i shpreh ngushëllime familjes.

“Zagallo ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian ndonjëherë. Zëvendës-kampioni i vetëm në futbollin botëror. Trashëgimia e tij, karizma dhe e gjithë dashuria kushtuar futbollit ka mbetur. Ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Ngushëllime familjes” – Shkruan Tekniku i kombëtares.

Zagallo mbahet mend që ka fituar Kupën e Botës si lojtar në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner në vitin 1970. Në vitin 1994, Zagallo ishte ndihmës-trajner në triumfin e Kupës së Botës.

 

 

Advertisement