Kosova
Shumë zhurmë për asgjë/ BE për Veriun e Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me zgjedhjet në katër komunat veriore në Kosovë. Unioni ka vlerësuar se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, por megjithatë, kanë shprehur shqetësim pasi pjesëmarrja e votuesve ishte mjaftë e vogël.
Gjithashtu në këtë reagim, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Prishtina zyrtare ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, specifikohet në reagimin e BE.

