Connect with us

Kosova

Shumë zhurmë për asgjë/ Kosova dhe Serbia vështirë të arrijnë një kompromis

Drejtori serb i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial, Dragisha Mijaçiç, thotë se nuk është e lehtë të “normalizohen” marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ka pikëpamje të ndryshme mes shqiptarëve dhe serbëve dhe është e vështirë të arrihet një kompromis.

Në një intervistë për median kosovare, ai eshte shprehur se do të duhet që fëmijëve dhe brezave t’i mësojnë që të shmangen konfliktet ne te ardhmen.

Ai gjithashtu foli edhe për protestat masive në Serbi, situatën e brishtë në veri të Kosovës dhe për marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe ndikimin e rajonit në integrimin në BE.

Serbia – tha ai – po tronditet nga protestat masive të studentëve dhe qytetarëve që nisën pas rënies së tendës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Këto janë protestat më të mëdha në historinë moderne të Serbisë, të cilat nxorën në rrugë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Ne fakt protestat thelluan krizën politike të pranishme prej disa vitesh. Kryeministri ka dhënë dorëheqjen, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë gjithnjë e më të mundshme dhe kërkesat për dorëheqjen e Vuçiqit sigurisht po bëhen gjithnjë e më të zhurmshme.

I pyetur se cili eshte komenti I tij teksa ne media kanë qarkulluar lajme se Vuçiq po shantazhon serbët në Kosove që t’i dalin në mbrojtje, Dragisa Mijaçiç deklaroi: –

“Dihet gjerësisht se Vuçiq është politikani më i popullarizuar në mesin e serbëve të Kosovës, prandaj një numër i madh i njerëzve mbështesin politikat e tij dhe marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga partia e Vuçiqit. Shumë prej tyre pershembull morën pjesë në ngjarjet e fundit në Beograd, por gjithashtu në njoh shumë njerëz që refuzuan ftesen për të shkuar në Beograd”

I pyetur se pse Serbia nuk tenton te zgjedh rrugën e paqes dhe të ketë një kompromis me Kosovën për sigurinë e Ballkanit, ai u shpreh se persa i përket kompromisit mesSerbisë me Kosovën, për tango duhen dy, dhe për momentin as Beogradit dhe as Prishtinës nuk i intereson ky lloj kercimi.

Profesori serb: Brezat e ardhshëm të bëjnë gjithçka për të hedhur themelet e miqësisë me Kosovën

……Dragisha Mijaçiç, drejtori i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial ne Beograd, i pyetur se cili do të ishte kompromisi me i dhimbshëm për Kosovën, e cili për Serbinë, tha se “Për disa arsye, nuk është e lehtë të “normalizohen” marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Midis shqiptarëve dhe serbëve ka pikëpamje kaq të ndryshme për ngjarjet e së kaluarës, saqë përveç disa organizatave të shoqërisë civile, nuk ka faktorë të tjerë socialë apo politikë që mbrojnë në mënyrë aktive pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve. Në rrethana të tilla, është jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një kompromis dhe të arrihet një paqe e qëndrueshme, sepse secila nga palët ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm se si ta arrijë atë. Por ne të dy i detyrohemi fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të shmangur konfliktet” – deklaroi Mijaçiç, I cili duke folur per situaten e serbeve ne very te Kosoves u shpreh se “Paqja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk mund të sigurohet nga pjesëtarë të armatosur të forcës speciale policore të përbërë nga shqiptarë të Kosovës që nuk e flasin gjuhën serbe, as nga kryetarët e komunave nga radhët e shqiptarëve të Kosovës që janë zgjedhur me disa dhjetëra vota, por ajo mund të gjendet vetëm përmes zgjidhjeve politike që do të mundësojnë mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe politike të popullatës vendase”.

I pyetur se si ai I sheh marrëdhënien e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe si mund të ndikojë ky rajon në integrimin në BE, theksoi se “Kudo në botë, demokracia është në deficit dhe Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë mishërimi i demokracisë”.

“Fakti që ende nuk ka rezultate përfundimtare zgjedhore, edhe pse zgjedhjet janë organizuar më 9 shkurt, tregon krizë të institucioneve demokratike në Kosovë.

Gjithashtu Serbia ka vite që është në krizë politike, po ashtu situata në vendet e tjera nuk është e mire” – deklaroi Mijaçiç , I cili duke analizuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në politikën e Ballkanit Perëndimor, u shpreh se ky ndikim nuk eshte I rëndësishëm.

“Serbia është një rast disi ndryshe sepse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe mban marrëdhënie politike me atë vend, por ato marrëdhënie janë shumë më të vogla se sa ishin para sulmit ndaj Ukrainës” – potencoi Mijaçiç

Advertisement