Connect with us

Kosova

Shumica që do të formohet në Kosovë do të jetë e paqëndrueshme

Politologu Ognjen Gogiq, duke folur per situaten post zgjedhore ne Kosove,  thase nuk janë përcaktuar plotësisht të gjitha afatet që kanë të bëjnë me formimin e parlamentit dhe qeverisë, por se i gjithë procesi mund të zgjatet për shkak se nuk ka afate për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është i detyruar me afate.

KQZ-ja , siç sqaroi ai, nuk mund të detyrohet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve brenda një afati të caktuar, sepse kjo varet nga procedura të shumta, duke përfshirë edhe ankesat, duke pasur parasysh se ka mundësi për ankim në Kolegjin e Ankesave Zgjedhore, si dhe në Gjykatën Supreme. Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo, tha ai, është e pamundur të parashikohet.

“Sipas Kushtetutës, partia në pushtet është ajo që propozon kryetarin e Kuvendit, por mund të vijë në një situatë që të mos ketë mbështetjen e opozitës për zgjedhjen e tij dhe pastaj të ndodhë ndonjë ngërç”, theksoi Gogiq.

Pas përfundimit të konstituimit të parlamentit, shtoi ai, Presidenti i Kosovës i jep mandat partisë fituese në zgjedhje që të tentojë të formojë qeverinë, por theksoi se nuk ka afat që Presidenti ta bëjë këtë.

Gogiq po ashtu u shpreh se atmosfera në Kosovë duket të jetë e tillë që askush nuk po ngutet me formimin e qeverisë së re për disa arsye, e para prej të cilave është se nuk ka shumicë të qartë parlamentare. Të tjerat, tha ai, janë ndryshimet që ekzistojnë globalisht, dhe administrata e re në Uashington dhe Bruksel, prandaj askush nuk dëshiron të “mbarojë pune”, por ka një dëshirë për të parë se si do të zhvillohen gjërat.

“Kosova po hyn në një periudhë të krizës parlamentare në të cilën nuk do të jetë e mundur të ketë një shumicë të qëndrueshme në periudhën e ardhshme”, potencoi Gogiq

Advertisement