Connect with us

Kronike

Si autorët ishin vënë në kërkim të 19 vjeçarit derisa e dhunuan, kishin armë por nuk e qëlluan

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me përplasjen me sendet të forta të ndodhur në një kompleks në Farkë të Tiranës. Nga kjo ngjarje raportohet se ka mbetur i lënduar 19-vjeçari i identifikuar si Kristi Fufi.

Sipas informacioneve paraprake, fllimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Gjithashtu mësohet se sapo kanë mbërritur, ata nuk e kanë gjetur të 19-vjeçarin dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Po ashtu ka dyshume se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë, por nuk ka qëlluar.

Advertisement