Connect with us

Aktualitet

Si erdhën 2 ton drogë nga Ekuadori, autoritetet shqiptare s’dinin gjë

Gazetari investivgativ Artan Hoxha shprehet se, autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë për 119 kg kokainë dhe sasia e kokainës që është sekuestruar ka qenë më e madhe se 119 kg që u kapën.  Sipas tij bëhet fjalë për rreth 2 ton drogë. E gjitha në total me çmim shumice, që shkon në mbi 50 mln euro.

“Më vjen keq që vitin e ri po e nisim me “faqe të bardhë”. Sa e madhe ka qenë sasia e kokainës, pluhurit të bardhë, që dyshohet që te ketë hyrë në Shqipëri, por edhe me disa ngjarje të rënda nga Shkodra në veri, Vlorën në jug dhe ngjarjen mbrëmë në Tiranë. Është shumë i ngjeshur në ngjarje fillimi i vitit, por brenda atij limitit në periudhë festash. Personat që kanë probleme e humbin vigjilencën sepse edhe ata njerëz janë dhe duan të festojnë. Sasia e kokainës është më e madhe. Në rastin konkret nuk thyen sistemin e sigurisë, por e shpartalluan dhe vendosën t’u lënë si trofe autoriteteve 119 kg, që nuk është pak, por një nga sasitë e mëdha. Sot shkon 100 mijë euro kg, por po të flas me çmimin e shumicës. Më rezulton që policia ka arritur që të kapë vetëm 1/20 e sasisë që ka ardhur nga Ekuadori. Pse janë dyshimet që sasia është më shumë se kjo që është kapur. Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh. Asnjë kontejneri nuk vjen bosh nga Ekuadori, sepse do të shfrytëzojë kapacitetin dhe nuk i leverdis që të marrë më pak” tha Hoxha për abc news.

Por si u boshatis kokaina nga kontejneri dhe kamioni me drejtim Vaqarrin?

“Kjo tregon që kur kontejneri ka shkuar në skaner një pjesë e ngarkesës është hequr. Mungojnë 106 arka me banane. Nga kontrolli në magazinën e “Bana King” u gjetën 119 kg kokainë. Në total janë 113 arka shumëzim për 17 del shuma prej 1921 kg, gati 2 ton. Nga këto 106 nuk u gjetën në skaner. U gjetën vetëm 7 arka me 119 kg. Sasia e ardhur në total është 1921 kg ose gati 2 ton kokainë e një niveli shumë të lartë pastërtie që ka hyrë në destinacion, Shqipëri. Me çmimin e shumicës që shitet në Shqipëri, është 51.8 milionë euro, e totalit që ka ardhur. Ndërsa në treg kap shifra të frikshme. Është një industri e tërë që merret nga prodhimi, që kur kokaina është gjethe dhe deri kur përdoret në lokalet e natës në kryeqytet. Mungesa e një numri kaq të madh arkash, ngjarja që ndodhi që kontejneri po transportohej nga Durrësi”, vijoi më tej Hoxha.

Pavarësisht denoncimit nga shoferi dhe pronari i kompanisë, Hoxha ngre dyshime mbi itinerarin që ndoqi kamioni kur u nis nga Durrësi me drejtim Vaqarrin. Gazetari aludoi edhe për një lidhje të mundshme të kësaj linje trafiku me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregnës për të cilën u akuzua Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në Ekuador.

“Rruga tradicionale që përdorin është autostrada, por kjo nuk ka ndjekur këtë rrugë. Është thënë që u shmang për shkak të festave dhe trafikut prandaj u fut në rrugën e vjetër. Kjo është e dyshimtë, sepse itinerari i zakonshëm është autostrada. duke përdorur aksin e vjetër që nuk ka mirëmbajtje, dyshimet janë që është zgjedhur për këtë. Grabitja ka ndodhur afër një zone që ka ndodhur një ngjarje tjetër, u zhduk Jan Prenga. Zona përkon, nuk dua të kaloj më tej sepse hetimi ishalla shkon më tej. Sasia e kokainës për mua është marrë në port, pjesa dërrmuese dhe pjesa tjetër gjatë transportit nga Durrësi në Vaqarr. Kontejneri erdhi në Shqipëri në datë 27. Kompania “Zico” është më e madhja, ka gati 80% të tregut, fut pjesën më të madhe në vend, kjo është kompania lider dhe askush nuk ja përmende emrin” tha ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *